Kerry me 2 dhjetor në Kosovë, diskutohen çështje bilaterale dhe rajonale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2015, 22:21
Departamenti i Shtetit amerikan, ka konfirmuar se Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të vizitojë Kosovën më 2 dhjetor.Kerry do të vizitojë disa vende, përfshirë Francën, Belgjikën, Kosovën, Serbinë, Qipron dhe Greqinë.Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Kerry do të takohet në Prishtinë me zyrtarë qeveritarë dhe do të diskutohen “çështje bilaterale” si dhe “çështje rajonale”.