Vrasja e të moshuarit në Fier, kapet autori i dyshuar
Kapet i dyshuari për vrasjen e kreut të sindikatës së transportit të këtij qytetit, 82 vjecarit Novruz Likometaj, i cili kishte marrë 11 goditje thike në fyt. Trupi i pajetë u gjet i mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Policia u njoftua për gjetjen e trupit të pajetë rreth orës 16:00."Nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta" informon policia.[caption id="attachment_622982" align="alignnone" width="635"]
Ne foto: Novruz Likometaj[/caption] 82 vjecari i njohur si Noke Likometaj, ka pasur në pronësi një agjenci, udhëtimi autobusësh, që më pas e ka kaluar në emër të njërit prej djemve të tij.Nga këqyrja e jashtme e trupit të të moshuarit rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.Në lidhje me këtë ngjarje eshte ndaluar nje 37 vjecar, i cili dyshohet se ka vrare te moshuarin per motive te dobeta.