Ambasada SHBA thirrje qytetarëve të saj: Raportoni në polici për raste të dyshimta

Pas sulmeve terroriste në Paris, ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjthë qytetarëve të saj se në rast të ndonjë dyshimi të njoftojnë menjëherë policinë në numrin 129.Në një udhëzim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, të publikuar në 20 nëntor thuhet se shtetasti amerikanë duhet të kenë kujdes në të gjithë botën.“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejnë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane.ambasada amerikane