Bienalja e Akuarielit sjell në Tiranë 170 artistë nga e gjithë bota
170 artistë nga e gjithë bota vinë në Tiranë në Bienalen e Akuarielit.Për kryebashkiakun Erjon Veliaj, modernizimi i Tiranës nis pikërisht nga ngjyrat, rrugë kjo e nisur nga ish kryetari i bashkisë, sot kryeministër Edi Rama.Veliaj: Një ish-kryetar bashkie, sot kryeministër filloi transformimin e këtij qyteti duke i përdorur ngjyrat. Fasadat e pallateve, një projekt që ne po e vazhdojmë edhe sot për të treguar që aty ku financat dhe urbanistika nuk kanë fuqi, ngjyra dhe kreativiteti kanë shumë fuqi.Për organizatorin e eventit piktorin Helidon Haliti festivali në gjininë e Akuarielit është një mënyrë shumë e mirë e cila ndikon në njohjen e Shqipërisë në botë por edhe promovimin e turizmit në vendin tone.Haliti: Jeni të mirpritur ta shikoni me qetësi të gjithë këtë biennale për të mbjellë fidanin e ardhshëm për akuaristët e rinj.Bienalja e Akuarielit do të zgjasë deri në 25 nëntor dhe do të jetë e përqëndruar në Muzeun Historik Kombëtar, Pallatin e Kongereve, qëndra Ten, Universiteti i Arteve dhe Qendra Rinore në Kryeqytet.