Investitorët boshnjakë: Shqipëria mundësi investimi në bujqësi e turizëm

Investitorët boshnjakë shohin me interes investimet në dy sektorë në Shqipëri, bujqësi dhe turizëm.Të ftuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë ata janë njohur me të gjitha lehtësitë që vendi ynë ofron për të investuar.Bujqësia dhe turizmi janë parë si mundësi investimi nga biznesmenët boshnjakë.Në një takim të organizuar në Tiranë, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë, investitorët janë njohur me mundësitë dhe klimën e favorshme për investimet.Muhamed Prlja: Ky është vetëm një proçes, është hapi i parë për zhvillim ekonomik të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, por kryesisht asaj shqiptare. Jam shumë i kënaqur me përparimin që është bërë këtu në Shqipëri. Ka një klimë të mirë biznesi dhe besoj se investitorët boshnjakë do ta gjejnë shumë mirë veten e tyre këtu.Për kreun e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, këta dy sektorë janë cilësuar për momentin si investime fitimprurëse.Blenard Durmishi:Turizmi është një industri joshëse këtu në Shqipëri, duke marrë parasysh 300 km vijë bregdetare, ku gjysma e saj është e virgjër. Më pas vjen bujqësia, e cila është gjithashtu mundësi shumë e mirë për investimet e huaja.Në takim u diskutua mundësia e krijimit të lidhjeve ekonomike të bashkëpunimit midis komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe atë në Bosnje.