Aktiviteti minerar, Mjedisi dhe AKBN i vënë drunin 11 subjekteve në Kukës

Në kuadër të luftës ndaj informalitetit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit sëbashku me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë vendosur mbylljen e 11 subjekteve në Kukës dhe rekovikimn e lejeve për 5 të tjera. Në bazë të kontrolleve ka rezultuar se dëmi i shkaktuar në mjedis nga këto subjeket minerare kap shifrën e 15 miliardë lekëve.Ministria e Mjedisit e ka nisur nga qarku i Kukësit aksionin e kontrolleve për formalizimin e aktiviteteve minerare.Në një konferencë për mediat, kreu i Inspektoriatit të Mjedisit bëri publik rezultatet e aksionit, ku nga 41 subjekte të kontrolluara, për pesë prej tyre është kërkuar revokimi i lejes dhe 11 të tjera janë mbyllur.Ergys Agasi: 10 subjekte kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm në fond pyjor. Dëmi përfshin një sipërfaqe prej 31.3 Ha me një vlerë prej 14 miliardë e 89 milionë lekë.Ajo që ra në sy gjatë publikimit të shifrave ishte dëmi prej afro 15 miliardë lekësh pas ndërhyrjeve në mjedis.Ergys Agasi: Për 11 subjekte kemi vendosur mbylljen e plotë të aktivitetit dhe ju konfirmoj se sot gjatë prezantimit të këtyre rezultateve këto subjekte nuk e ushtrojnë më aktivitetin e tyre. Ndërkohë për 5 subjekte është bërë kërkesë në bazë të abuzimeve të përsëritura Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për revokimin e lejes minerare.Dael Dervishi:Do mbështesim në të gjitha rastet ligjërisht Inspektoriatin e Mjedisit sa herë të jetë e nevojshme.Ministria e Mjedisit dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore pas Qarkut të Kukësit, në 23 nëntor grupet do të vijojnë kontrollin në subjektet minerare në Bulqizë.big_insp_