Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës së Ndroqit

Këto qindra firma i përkasin  banorëve të njësive administrative Ndroq, Vaqarr dhe Rrashbull dhe janë mbledhur nga vetë qytetarët pas mosreagimit të shtetit ndaj kërkesës së tyre për të rindërtuar rrugën e amortizuar , ku nuk investohet që në vitet 90.Peticioni i firmosur ka për qëllim të sensibilizojë qeverinë shqiptare me qëllim shpëtimin e dhjetëra bizneseve që po rrezikojnë falimentimin për shkak të rrugës. Gjithashtu përmes këtij peticioni banorët shpresojnë që të dëgjohen lutjet e tyre për të siguruar bukën e familjeve me prodhimet e tokës që mbeten të pashitura.Fermerët shprehin shqetësimin së segementi rreth 30 km, në dy dekada  të fundit nuk është bërë asnjë ndërhyrje, përveçse hedhjes herë pas here të zifteve elektorale që më shumë ja nxijnë faqen pushtetit të radhës sesa zgjidhin në mënyrë përfundimtare shqetësimet e banorëve.“Ne kemi një kërkesë nga qeveria, të hedhi sytë nga rruga Tiranë-Ndroq-Plepa. Mirëmbajtja është minimale, zhavorr, zift.  Duke parë dhe zhvillimin e rrugëve të tjera nga jugu në veri, është tjetër realiteti”, shprehet një banor.“Kur ti po bën rrugën në Kala të Dodës, nuk vjen bën rrugën këtu në mes të Tiranës që lidh dy qytetet më të bukura”, shprehet një tjetër banor.Prej javësh, banorët e zonave Vaqarr, Lagje e re, Ndroq, Romanat i kanë bërë thirrje qeverisë  të vërë dorë në këtë aks kombëtar, i cili vështirëson lëvizjen drejt kryeqytetit, dëmton  automjetet dhe penalizon fermrët për transportin e prodhimeve në tregjet e Tiranës.Nëse nuk parashikohen ndërhyrjet në infrastrukturë, banorët paralajmërojnë qeverinë se do të nisin një valë protestash  duke e përshkallëzuar revoltën e tyre deri me bllokim të këtij aksi për orë më rradhë.peticion per rrugen/Oranews.tv/