Britania i jep lamtumirën ish kryeministres Margaret Thatcher
Britania e Madhe i ka dhënë lamtumirën ish kryeministres Margaret Thatcher, me funeralin më të madh politik në pothuajse gjysmë shekulli.Mbretëresha , kryeministri Devid Kamerun me elitën qeverisëse të Britanisë dhe liderët globalë, mes tyre kryeministri Sali Berisha i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministres konservatore Margaret Thatcher Margaret, të njohur si zonja e Hekurt".Një eveniment i krahasuar me funeralin e Churchill në vitin 1965, trupi i Thatcher filloi udhëtimin e fundit në një shtrat topi, të tërhequr nga kuajt, pjesë e nderimeve të larta ushtarake që karakterizojnë funeralin e saj.Mijëra admirues e kritikë kishin mbushur rrugëtimin e fundit të Thatcherit nga Parlamenti tek Katedralja më e famshme të qytetit. Nuk munguan protestat e pankartat kundër ish-Zonjës së Herkut e ata që i kthyen kurrizin arkmortit të saj të mbuluar me flamurin e Britanisë.Këmbanat e kullës së Londrës heshtën për herë të parë që nga viti funerali i Ëinston Churchillit dhe më shumë se 700 burra dhe gra nga forcat e armatosura të Britanisë morën pjesë në procesionin e ish-kryeministres, për të respektuar një grua që i çoi në fitore në Luftën e Falklands më 1982.Thatcher e cila sundoi Britaninë 1979-1990, vdiq më 8 prill, pas një hemoragjie cerebrale.