Shpërthimi në Boston, autoritetet përgënjeshtrojnë njoftimet për arrestime

Agjensitë amerikane të rendit kanë përgënjeshtruar njoftimet e mediave se është arrestuar një i dyshuar për shpërthimet vdekjeprurëse gjatë Maratonës së Bostonit.FBI, prokurorët federalë dhe policia në Boston hodhën poshtë njoftimet e mediavr për arrestime, pasi pohuan se xhirimet nga një kamera sigurie tregonin një burrë që mbante në dorë një çantë, të cilën më pas mendohet se e la pranë vendit ku ndodhi njëri prej shpërthimeve. Incidenti la të vrarë tre persona dhe plagosi 176 të tjerë.Rrjeti CNN njoftoi se një dëshmi e rëndësishme ishte xhiruar nga kamera e një dyqani dhe se një stacion lokal televiziv i Bostonit kishte marrë gjithashtu pamje me rëndësi për zhvillimet e asaj dite dhe lëvizjet e personit të dyshuar.