Sulmet në Boston, FBI përgenjështron raportimet mediatike: Asnjë i arrestuar

Zyrtarët federalë dhe policia në Boston kanë konfirmuar se nuk kanë arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.Në këtë mënyrë, ata kanë hedhur poshtë raportet e mëhershme të mediave se një i dyshuar ndodhet në paraburgim.Zyrtarë të FBI-së thonë po ashtu nuk ka indikacione që tregojnë se letra e dyshimtë, dërguar në adresë të presidentit amerikan, Barack Obama, ka lidhje me sulmet e 15 prillt në Maratonën e Bostonit.Rreth orës 20:00, u komunikua identifikimi i të dyshuarit dhe "CNN" tha në 20:30 se ai kishte ndodhur, por pak minuta më pas policia përgënjeshtroi lajmin e arrestimit.Me situatën në zhvillim, një konferencë për shtyp e orës 22:00 pritet të zbardhë më shumë detaje, përfshirë mbase edhe ato të identitetit e qëllimeve të agresorit.Në 48 orët që pasuan ngjarjen e rëndë, policia pranoi se e kishte pasur të pamundur të identifikonte një përgjegjës.Megjithatë, situata e hetimeve u duk se mori një kthesë të menjëhershme, pasi sipas raportimeve autoritetet zbuluan një imazh të regjistruar nga një video sigurie e një dyqani përballë vendit të shpërthimit të parë, ku shfaqej një mashkull, i cili hidhte çantën me eksploziv përpara turmës dhe largohej.Shpërthimet e ndodhura në maratonën e Bostonit i mori jetën një djali 8-vjeçar, një studenteje kineze dhe një gruaje 29-vjeçare. 170 persona mbetën të plagosur e disa prej tyre humbën gjymturët e dëmtuara nga shpërthimi.