SHBA dërgon trupa në Jordani
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një njësit prej 200 ushtarësh në Jordani, për ta ndihmuar këtë vend që të përballet me konfliktin në Sirinë fqinje.Ushtarët nga Divizioni i Blinduar do të zëvendësojnë në Jordani numrin e ngjashëm të ushtarëve amerikanë, të cilët ndodhen atje tashmë prej disa muajsh.Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se trupat që dërgon Pentagoni, do të kenë detyrë planifikimin e operacioneve, që sigurojnë se armët kimike në Siri mbesin në vende të sigurta.Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar se konflikti mund të përhapet në Jordani. Në një intervistë për mediat lokale, ai po ashtu ka akuzuar Perëndimin se mbështet militantët e Al Kaidës në luftën kundër regjimit të tij.Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe deri më tani ka marrë mbi 70,000 jetë njerëzish.