Assad kërcënon Perëndimin: Do ta paguajnë shtrenjtë çmimin për Sirinë

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka akuzuar Perëndimin se mbështet Al Kaidën në konfliktin e Sirisë.Assad ka paralajmëruar atë se do ta paguajë çmimin “në zemër” të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara.Presidenti sirian i ka bërë këto komente në një intervistë për kanalin Al-Ikhbariya.Grupet radikale, të tilla si dega e Al Kaidës, Jabhat al-Nusra, janë duke marrë kontrollin e disa terreneve në Siri.Konflikti civil në këtë vend ka nisur në mars të vitit 2011 dhe, deri më tash, ka marrë mbi 70,000 jetë njerëzish.Rusia, mbështetëse e regjimit të Damaskut, edhe të mërkurën ka thënë se përpjekjet për të izoluar Assadin, do t’i thyenin shanset për një zgjidhje të negociuar.