Diktatorët perëndimorë
Kim Jong Un dhe Bashar Al-Asad janë dy diktatorët që po sfidojnë botën perëndimore. Historia ka treguar se shumë diktatorë kanë studiuar në Europën demokratike apo ndjekur shkollat e saj, e megjithatë ata nuk u bënë dot demokratë.Koreanoveriori i ri ishte i një djalë i qetë që nuk binte shumë në sy. Kim Jong Un ishte një nga ata fëmijë diktatorësh që studioji në botën perëndimore.Nga viti 1997 deri në deri në vitin 2001 ai ndoqi shkollën në Zvicër. Pastaj u zhduk. Kur u përhapën thashethemet se djali i diktatorit kishte vizituar shkollat e Zvicrës, vëzhguesit politikë shpresuan se ndoshta vitet e perëndimit mund të linin një ndikim pozitiv në botëkuptimin demokratik të Kimit. Por deri tani nuk duken gjasa të tilla.Politologët thonë se djemtë e diktatorëve nuk vijnë në Perëndim për të mësuar demokracinë."Në vend të kësaj ata vijnë për të njohur jetën perëndimore dhe për të marrë një shkollim të mirë. Pas përfundimit të shkollës ata rikthehen në strukturat e vjetra. Një shembull tjetër është diktatori sirian Bashar Al-Asad. Edhe ai e ka kaluar një pjesë të rinisë jashtë. Në Londër ai studioi një vit e gjysmë mjekësi.Kur e mori pushtetin në Siri, shumë vëzhgues shpresonin se Bashar Al-Asad do të ndiqte një kurs reformimi. Shpresa për eksportimin e demokracisë përmes shkollimit të djemve të diktatorëve është e gënjeshtër.