Teksas, shpërthim në një impiant, 2 të vdekur e rreth 200 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një impiant plehërash kimikë, gjatë natës së të mërkurës, në West të Teksasit, raporton filiali KWTX e CNN-it.Raportohet se nga shpërthimi kanë vdekur 2 persona dhe janë plagosur rreth 200 të tjerë ku 40 prej tyre janë në gjendje të rëndë.Një mjek lokal George Smith  ka theksuar në një televizion lokal 60-70 persona mund të kenë humbur jetën nga shpërthimi në impaiant."Ka shumë shtëpi të shkatërruara dhe shumë njerëz që kanë mbetur poshtë gërmadhave.”Druaj se ka shumë ,shumë të vdekur” ka shtuar më pas mjeku për CNN.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e këtij qyteti të vogël me rreth 2800 banorë.Ekziston frika nga autoritetet se shumë shpejt mund të ketë tjetër shpërthim në fabrikë dhe sipas mediave lokale në zonë ndihet një erë e fortë amoniaku ç'ka mund të shkaktojë edhe një re toksikeNjë foto e shkrepur pas shpërthimit, që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7:50 me orën lokale, tregon një re të madhe tymi, që ngrihet lart në ajër.Impianti i plehërave kimike në West ndodhet rreth 20 milje në veri të Waco-s. Një shkollë dhe një azil pleqsh janë ndër ndërtesat që gjenden pranë impiantit.