Policia rrethon Qeverinë dhe Kuvendin, Opozita shtyn protestat

Liderët e partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj deklaruan sot se nuk do të ketë protesta në Prishtinë.Vendimi është marrë gjatë një takimi që u zhvillua në selinë e AAK-së.Të mërkurën, opozita organizoi protesta, të cilat eskaluan në dhunë, pas arrestimit të shefes së Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj - Bujupi të cilës i është shqiptuar masa prej 30 ditëve paraburgim.Ndërkohë, policia është në kërkim edhe të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur të mërkurën.“Ata (pushteti) bënë një veprim politik dhe arrestuan njerëzit nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë brutale. Kundërshtimi do të vazhdojë. Ndaluni sa nuk është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.Po ashtu, protestat e opozitës, thuhet se kanë si qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialog me Serbinë, sidomos asaj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Po ashtu, po kundërshtohet edhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.Të tre liderët opozitarë kanë rikujtuar se do të ftojnë një manifestim kundër Qeverisë së Kosovës dhe politikave të saj në dialogun me Serbinë më 28 nëntor në Prishtinë.Mëngjesin e sotëm forca të Njësisë Speciale dhe Policisë së Kosovës rrethuan dy godinat kryesore, atë të qeverisë dhe Kuvendit për të shmangur çdo incident. 
Ora 13: 30Thaçi: Nuk lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëmNumri dy i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me vendimin e opozitës për protestat. Sipas tij opozita po fiton kohë për të gjetur njerëz të dhunshëm.“Opozita e frustruar dhe e dhunshme bëri publike se sot tërhiqet nga protestat e dhunshme për marrjen e pushtetit me dhunë. Natyrisht, nuk harruan të bëjnë kërcënime publike ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë duke u thirrur në logjikën e kanuneve provinciale. Opozita sot vendosi të mos vazhdojë shkatërrimin e institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, jo për shkak se e kanë kuptuar se sa të dënueshme janë veprimet e tyre të dhunshme. Ata sot po pushojnë për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm kudo që munden sepse radhët e tyre po rrallohen. Por, kjo nuk e befason askënd. Të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të bashkuar po denojnë dhunën e shfrenuar të opozitës për marrjen e pushtetit. E gjithë bota demokratike, SHBA-ja dhe BE-ja i dënojnë dhunën dhe metodat e dhunshme. Prandaj, nuk është e rëndësishme se çfarë strategjie përdorë ky grup i dhunshëm. Ata mund të tërhiqen sot, por qytetarët dhe institucionet shtetërore nuk do të tërhiqen kurrë sepse me asnjë çmim nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm”.13:21 Gratë e opozitës kërkojnë lirimin e Kadaj-Bujupit

Kryesitë e grave të AAK-së, VV-së dhe të Nisma-s, sot në orën 14:00 do të mbajnë një marsh protestues, në kërkim të lirimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Në një komunikatë ku jepet ky njoftim thuhet se marshi do të jetë i qetë dhe do të jetë manifestim i mospajtimit të grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në kuvend.
Ora 10:45 Edhe Gjuriç dënon protestat e opozitësDrejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, e ka dënuar dhunën e djeshme të shfaqur nëpër rrugët e kryeqytetit të Prishtinës si dhe në Parlamentin e Kosovës, duke thënë se përgjegjësia i takon Policisë dhe autoriteteve gjyqësore.“Në rrethanat kur problemet më të mëdha të Kosovës janë papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar, nuk është e arsyeshme që temë kryesore të jenë serbët e Kosovës dhe Asociacioni i Komunave Serbe”.Ai po ashtu ka shtuar se është e papranueshme të përdoren mjete të dhunshme për të zgjidhur konfliktet politike.Ora 10:26 Ambasadat në Kosovë: Dhuna politike është e papranueshmeAmbasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.Këtë Ambasada në një deklaratë të përbashkët kanë apeluar që të respektohet sundimi i ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare.“Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmërëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën”.Ora 10:01 Opozita takohet tek zyrat e AAK-së, vendos për aksioninTre liderët e partive opozitare, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ai i Nismës, janë duke u mbledhur tek zyrat e AAK-së.Siç bën me dije zyrtari për informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi për KosovaPress, në ora 11:00, pritet që liderët të mbajnë takimin dhe të prononcohen për media.Në këtë takim do të vendoset për veprimet e ardhshme të partive opozitare.opozita_6560 opozita-3_2523 opozita-1_115612242233-10206904587029119-1924581565-n12243802-10206904607869640-1326390756-n12270007-10206904618069895-1415796406-n12277049-10206904574308801-472072323-n12272840-10206904574028794-1407743463-n