Kompetencat e presidentit, zbulohen tre variantet e propozuara

Ekspertja e Grupit të Punës për Ndryshimet Kushtetuese, znj. Aurela Anastasi ka zbuluar tre variantet e hedhura në tryezën e punës për ndryshimet kushtetuese.Gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe pedagogë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në kuadër të reformës në drjetësi, Anastasi, tha se kanë qenë tre variante për kompetencat e presidentit, por për shkak të konsensusit midis opozitës dhe mazhorancës, u vendos që të ruhet kjo formulë dhe të modelohen kompetencat e presidentit.“Tre opsione kanë ngritura nga ekspertët e lartë kanë qenë: Një që të kthehemi te kushtetuta e parë. Pra të kemi një konsensus midis forcave politike që presidenti të ruajë pak a shumë këto kompetenca që ka pranë pushtetit gjyqësor. Por që në fillim shumica e ekspertëve kanë qenë të idesë se nuk mund të jetë më kryetar i KLD-së si dhe presidenti vetë edhe për shkak të detyrave që ka, nuk ka pse të angazhohet aq shumë sa të jetë kryetar i një institucioni të tillë dhe për më tepër kjo ide është bazuar edhe në një nga opinionet e Komisionit të Venecias i cili ka theksuar se nuk ka arsye pse presidentit të republikës të jetë anëtar i ndonjë organi gjyqësor. Kurse gjithë aspektet e tjera u diskutuan mjaft. Opsioni i dytë kanë qenë që të ruhet kjo formulë zgjedhje që është, por të modelohen kompetencat e presidentit në përputhje apo në proporcion me këtë formulë. Opsioni i tretë është ai është zgjedhja e një Presidenti nga populli që të legjitimohet që të ndërhyjë në rregullimin e balancave, të pushteteve, që të jetë një garantues i fuqishëm i pavarësisë së pushtetit. Ky ka qenë opsioni më i dobët dhe ra i pari. Dy opsionet e para konkurruan më gjatë. Edhe pse opinioni i shumicës ishte që të kthemi te formula me konsensus, u kthyem te opsioni i dytë që të ruhet kjo formulë dhe të modelohen kompetencat e presidentit në lidhje me të për shkak se edhe opozita në mbledhjen e parë që zhvilluan sëbashku me Komisionin e posaçëm parlamentar mbrojti këtë ide. Unë personalisht u largova nga grupi i parë dhe u bashkova me grupin e dytë përderisa është një konsensus i arrirë në lidhje më këtë çështje”, tha Anastasi.