Përfitimi i KEPM-it, në komisionet e vlerësimit do të ketë juristë

Pëveç mjekëve, për herë të parë në komisionin e përfitimit të KEMP-it do të ketë jursitë. Kjo për të shmangur abuzimet në dokumentacione dhe zvarritjen në procese gjyqësore nesë një qytetar pretendon se padrejtësisht është përjashtuar  nga kjo e drejtë.Klosi: Në përbërje të këtyre kondicioneve është përfshirë edhe figura e jursitit, e cila bën të mundur sigurimin e një procesi transparent dhe efikas për procedurat ligjore.Manjani: Duhet garantuar të drejtën e publikut  për të mos spekuluar dhe abuzuar sepse në fund farë është një çmim që e paguan publiku.Vitin e ardhshëm do të ketë  kritere dhe vlerësime të reja për tu përfshirë në këtë skemë.  Aktualisht qeveria zgjeroi kapacitetet në ndërtimin e 4 zyrave të kempeve eprore.Beqaj: Në radhë të parë më pak barrë i japim qytetarit, i lejojmë mundësinë që të krijohet ideja se do ta sorrollasin, por në të dy anët ku jeni ju që e keni barrën e optimizojmë dhe keni më pak ngarkesë ju.40 mjekë dhe 20 juristë bënë betimin për të qënë pjesë e 10 komisioneve eprore të caktimit të aftësisë për punë.