Kërcënimi nga ISIS, përfaqësuesi i BE: Të gjithë bashkë kundër terrorizmit
Përfaqësues të BE në Shqipëri kanë dënuar sulmet terroriste në Francë, ndërsa kanë kujtuar se për të luftuar këtë të keqe të madhe, të gjithë duhet të bashkohen. Deklarata u bë nga Shkodra, ku u prezantua dhe progresraporti për Shqipërinë.“Sulmet terroriste në Paris janë një tregues sa e rëndësishme është që të gjithë të bëhemi një. Deklarata e shefit të seksionit politik, ekonomik dhe informacionit në delegacionin e BE në Shqipëri, Jan Rudolph, erdhi nga Shkodra, ku prezantoi e gjetjet e progresraportit për Shqipërinë.Jan Rudolph: Momentalisht, ngjarjet tragjike në Paris me të drejtë për momentin dominojnë axhenën e punëve të komunitetit evropian. Është e rëndësishme të përballemi e ta mposhtin këtë sfidë që ka prekur të gjitha vendet. Këto sulme kanë treguar se sa e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar. Pa dyshim, që Shqipëria dhe BE qëndrojnë krah më krah në këto sfida.Përfaqësuesi i lartë i BE-së i kujtoi klasës politike se vendi nuk ka më kohë për të humbur dhe prandaj përqëndrimi maksimal duhet të jetë tek integrimi.Çelja e negociatave, përsëriti Rudolph, varet tek 5 prioritetet dhe reforma në drejtësi është fusha ku Shqipëria mbetet pas.Jan Rudolph: Çelja e negociatave për anëtarësim varet nga përmbushja e 5 prioriteteve kyëe të vendosura nga BE. Është një fushë që Shqipëria mbetet pas vendeve të rajonit dhe kjo është reforma në gjyqësor. Në rast se Shqipëria do të bëjë progresin e duhur në reformën e drejtësië, do të përshpejtojë proçesin e integrimit.Gjatë prezantimit të këtyre gjetjeve, Rudolph, shtoi se vendi nuk ka bërë hapa pas dhe ka një progres të qëndrueshëm.