Zv.ministrja e Arsimit, Malaj: Do të ketë ristrukturime por jo largime të mësuesve
Ministria e Arsimit është një ndër institucionet e prekura nga shkurtimi i fondeve për pagat sipas buxhetit të vitit 2016. Por a do të reflektohet kjo me largime nga puna të mësuesve të arsimit parauniversitar?Nora Malaj: Një gjë garantoj që mësues nga sistemi i arsimit nuk do të ikin. Në garancinë që them është një garanci e shkruar me kontratën e tyre dhe me politikat që bëjmë në kuadër të cilësisë dhe standardeve të procesit të mësimdhënies.Zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj thotë se do të ketë një ristrukturim të stafit të shkollave dhe drejtorive arsimore për punonjësit e mirëmbajtjes të këtyre instucioneve, buxheti për pagat e tyre do t’i kaloj pushtetit vendor.Nora Malaj: Do të thoja që ka një riformatim që nuk lidhet me numër mësuesish apo me atë që ka shërbim, po lidhet me numër të politikave në qasjen për të qenë politika më konkrete.Projektbuxheti i Ministrisë së Arsimit për 2016 është mbi 40 miliardë lekë, nga 39 mld i një vit më parë./Oranews.tv/