Lejuan të kalonte kamioni me 1650 kg drogë, ndalohen 2 skanuesit e "Rapiskan"

Dy punonjës të kompanisë Rapiskan, kompania që ka të drejtën e skanimit të mallrave, u ndaluan në lidhje me kalimin e kamionit me 1650 kg drogë.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalonte në Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria”Rapidskan  S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit.Dy punonjësit, përgjegjës turni Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Edmond Hysko 42 vjeç, banues në Tiranë  nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , megjithëse gjatë skanimit është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion  me tarag ACR  715 ka patur dy lloje ngarkesash" informon policia e Durrësit.Policia Durrës  në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike.  Dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shpërdorim detyre”parashikuar në nenin 248të Kodit Penal.Kamioni u ndalua ne Bari u arrestuan dy shqiptarë, babë e bir nga BeratiMë 17 nëntor 2015 në pranga kanë përfunduar dy drejtuesit e automjetit 53 vjec e 26 vjec, në lidhje familjare mes tyre.Lënda narkotike ishte e fshehur në ngarkesën me lëndë drusore e materiale ndërtimi të transportuara nga Tirana me destinacion rajonin e Lombardisë.Sipas gazetarit të Durrësit, Leonidha Musaj dy të ndaluarit janë babë e bir nga Berati.Një anomali në mënyrën e ngarkimit të mallit në automjet si dhe sjellja e nervozuar e dy drejtuesve të kamionit kanë shkaktuar dyshimet e agjentëve të policië financiare.Me anë të një aparature speciale radiogjenike “Silhouette Scan” është bërë e mundur zbulimi i 1650 kg marijaunë e fshehur në mes të mallit të transportit.Lënda narkotike do të kapte në treg vlerën e 16 milionë euro.[caption id="attachment_620504" align="alignnone" width="641"]rapiskan Majtas: Droga e sekuestruar, Djathtas: Fatjon Trezhnjeva[/caption]/Oranews.tv/