Shërbimet inteligjente europiane: Ideatori i sulmit në Paris është vrarë

Dy zyrtarë të shërbimeve inteligjente europiane kanë bërë me dije se personi që dyshohet të jetë ideatori i sulmeve që tronditën Parisin disa ditë më parë, ka mbetur i vrarë gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia franceze.Më shumë se 100 policë rrethuan gjatë ditës së sotme një godinë në zonën Saint Denis, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, sipas asaj që bëjnë me dije burime konfidenciale, një prej trupave i përket terroristit që koordinoi sulmet e Parisit, Abdelhamid Abaaoud.Mendohet se personat që ndodheshin në godinë, po planifikonin një tjetër goditje në qëndër të Europës.