Pas vrasjes së pengjeve, Kina betohet të sjellë drejtësi ndaj ISIS
Ministri i Jashtëm kinez ka konfirmuar se Shteti Islamik ekzekutoi një shtetas kinez në Lindjen e Mesme.Ministria premtoi se do të sjellë autorët e krimit përpara drejtësisë. kIna konfirmoi identitetin e viktimës me emrin Fan Jinghui. Ai më parë ishte identifikuar nga terroristët si konsulent i pavarur nga Pekini.Ky person u shfaq në muajin shtator në revistën e grupit terrorist, ku sëbashku me një peng tjetër norvegjez, ishin vënë me tallje nga ana e terroristëve sikur ishin persona në shitje.Të dyja vendet , edhe Kina edhe Norvegjia refuzuan të paguanin paratë që terroristët kërkonin. Pekini thotë se po bënte të pamundurën për të shpëtuar shtetasin kinez të vrarë në mënyrë mizore.Sipas agjencisë së lajmeve Beijing Neës, Fan ishte një ish-ekzekutiv reklamash që jetonte në periferit të Pekinit, por kur kompania e tij u mbyll në vitin 2003, nuk dihen arsyet që e shtynë atë të kapej rob në Lindjen e Mesme.Të mërkurën në mëngjes, revista në gjuhë angleze e Shtetit Islamik “Dabiqm”, publikoi fotot e dy shtetasve, Fan Jinghui dhe Ole Johan Grimsgaard.Sipas raportimeve të dy burrat janë ekzekutuar me armë në kokë.