Kompensimi i pronave, Opozita kërkon rishikim të vlerësimit: Cënon barazinë

Opozita ka kundërshtuar formulën e re të qeverisë për shpronësimin e pronarëve. Sipas tyre përmes këtij ligji rrezikohen të preken vendimet e mëparshme ndërkohë që mënyra e vlerësimit sipas demokrateve bie ndesh me vendimet e Gjykatës së Strasburgut.Bylykbashi: Formula juaj po shkon drejt shpronësimit,Halimi: Me dhjetëra dhe qëindra gjyqe që janë bërë dhe kanë kaluar nga ai që mund të ketë marrë vendimin në ’95 sot në 2015 kushedi sa pronarë të tjerë kanë dalë.Qato: Nuk është e vërtetë që projektligji i referohet çmimeve të viteve ’45. Në asnjë paragraf të këtij projektligji nuk  e gjeni këtë lloj deklarate. Përdoret çmimi i hartës të vlerës se pronës një cmim i cili nxiret bazuar nga një VKM që përcakton metodologjinë e nxjerrjes së hartës së vlerës së pronës të miratuar nga ana e qeverisë suaj kur ju keni qenë ministër Drejtësie.Sipas ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani një ligj i tillë i hap rrugë shqyrtimit të mijëra vendimeve që flejnë në arkivat e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Manjani shpjegoi edhe hapat që do të ndiqen.Ylli Manjani: Do na duhej një proces shumë i gjatë i barasvlefshëm me 4 mijë vite sepse me 1600 ha në vit që kompensojmë ne shumëzojeni me nevojat që janë aq del, del edhe njëherë sa historia e Beratit.Sipas projektligjit  prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Prona e kthyer vlerësohet sipas statusit aktual në hipotekë dhe sipas klasifikimit që ka pasur në kohën e shpronësimit, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral. Reforma e pronesise eshte nje nder 5 prioritetet e BE per Shqiperine ne procesin e integrimti.