Obama merr pjesë në samitin ekonomik në Azi, pritet me protesta
Rreth 300 persona kanë protestuar kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama në kryeqytetin e Filipineve, në kohën kur vendi aziatik mban samitin ekonomik aziatik paqësor, ose i njohur ndryshe si (APEC).Protestuesit, të cilët policia i bllokoi rreth 200 metra nga porta kryesore e ambasadës amerikane në Manila, mbanin në duar flamuj dhe parrulla antiimperialiste, duke kundërshtuar pjesmarrjen e Obamës në samit.Demonstruasit shprehen se janë kundër asaj që ata e quajnë ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara në politikat e Filipineve.Kjo është mirëpritja jonë për presidentitn e Shtetete të Bashkuata të Amerikës Barak Obama, një protestë e cila kundërshton praninë e tij sepse ne nuk e duam liderin e Shteteve të Bahskuara të Amerikës në tokën tonë, pasi ai është arkitekti i agresionit dhe mizorisë në shumë vende të botës, thotë Diego Torres, zëdhënës i grupit të aktivistëve të quajtur aleanca e patriotëve të rinj.Të drejtat e njeriut dhe grupet laburiste kanë protestuar kundër samitit APEC, duke arguemntuar se ky takim mbron thjesht interest e vendeve të pasura në kurriz të ekonomive të vogla.APEC, përgjegjës për 60 për qind të prodhimit global dhe gati gjysmën e tregtisë botërore, synon zgjerimin e zonave të tregtisë së lirë për 21 vendet që janë pjesë e tij.Gjatë udhëtimit të tij në Azi, Obama do të fluturojë edhe në Kuala lampur të Malajzisë.