Charlie Sheen e pranon: Jam me HIV
Aktori i njohur Charlie Sheen ka pranuar sot se është bartës i virusit HIV dhe disa persona të cilët e dinin I kishin kërkuar lekë me qëllim që të ruanin sekretin.Për emisionin Today Shoë” të NBC ai i ka thënë se ishte diagnostifikuar me virusin HIV 4 vjet më parë.“Jam këtu për të pranuar se jam me HIV” i ka thënë Sheen gazetares së NBC-së Matt Lauer.“Jam këtu për të ndalur këtë masakër, këto sulme dhe të pavërteta dhe histori shumë lënduese që kërcënojnë me gjasme shendetin e kaq shumë të tjerëve dhe kjo është shumë larg së vërtetës"“Është e vështirë të pranohet” tha ai. “Është një kthesë në jetën e dikujt”Ai tha se ishte diagnostifikuar pasi disa herë kishte vuajtuar nga migrena. Pas një sërë testesh erdhi dhe përgjigjja” tha SheenAktori tha se i kishte treguar diagnozën personave të cilët ai besonte por disa kishin kërkuar para që ta ruanin sekretin. Madje disa personave u kishte paguar milionaNjëra prej tyre ishte një prostitutë e cila kishte hyrë në banjo kishte bërë një foto të ilaçeve dhe kishte kërcënuarn se do ia shiste mediave rozë.I pyetur nëse do të vazhdonte të paguante njerëzit të cilët ai i kishte paguar deri tani ai tha: "Jo më nga sot nuk do paguaj asnjë”Aktori ka interpretuar për tëtë vjet rolin e beqarit të dhënë pas femrave në komedinë e mirënjohur "Tëo and A Half Men", ose “Dy burra e gjysmë”. Por në vitin 2011 ai u pushua nga puna për sjellje të papërshtatshme pasi u kap duke konsumuar kokaine bashkë me disa aktore porno dhe u shpall fajtor për fyerje ndaj ish-bashkëshortes./Oranews.tv/