Çanta e harruar te xhamia “Et'hem Beu” alarmon policinë, u dyshua për bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2015, 09:55
Një alarm për bombë pranë xhamisë së “Et'hem Beut” në qendër të kryeqytetit, por që më pas rezultoi fals, ka alarmuar strukturat e policisë shtetit.Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:45 të paradites së sotme dhe shkak për panik u bë një çantë e dyshimtë, e braktisur.Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilët bën rrethimin e zonës dhe evakuimin e qytetarëve larg perimetrit të sigurisë.Pas kontrollit të çantës rezultoi se brenda saj nuk kishte asgjë që përbënte rrezik. Mësohet se çanta ishte harruar nga një shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet ende.