Çlirimi i Tiranës, në përkujtim kërkohen më shumë masa kundër ISIS
Homazhet për 71 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, i kanë shërbyer Tiranës, për të siguruar edhe një here reshtimin në krah të aleatëve në luftwn kundër terroristwve esktremistë. Gjatë ceremonisë ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e të majtës, nuk u përjashtua shkalla e lartë e ekspozimit të Tiranës ndaj sulmeve terroriste.Meta: Shpreh edhe njëherë sot nderimin më të madh edhe në emër të Kuvendit për partizanët dhe partizanet që çliruan Tiranën në 17 nëntor 1944 pas disa javësh beteja të jashtëzakonshme dhe plot sakrifica, pas gjakut të derdhur nga dëshmorë dhe deshmore që ranë për çlirimin e kryeqytetit por njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen dhe për gjithë popullin e Tiranës për barrikadat që ngriti kundër pushtuesit dhe në mbështetjes së luftës së partizanëve dhe partizaneve, por mos harrojmë dhe mbështetjen e aleatëve tanë. Mesazhi aktual i çlirimit të Tiranës dhe Shqipërisë ndaj Lëvizjes Nazifashiste përkon sot me një mesah mjaft të rëndësishëm, kontributin që Forcat tona të Armatosura dhe Sigurisë japin në luftën kundër terrorizmit që është e keqja më e madhe me të cilën ballafaqohet sot Shqipëria, NATO, mbarë qytetërimi dhe njerëzimi. Jemi të bindur se në këtë betejë, vendi i Shqipërisë është gjithmonë në krah të forcave përparimtare dhe progresive.Veliaj: Mesazhi vjen nga 71 vjet përpara, por është po aq i duhur sot kur sërish duhet të zgjedhim me cilin qytetërim do të përballemi. Ajo gjeneratë zgjodhi që të ishte me forcat më përparimtare. Me ngjarjet e Parisit na kujtohet se duhet të bëjmë zgjedhje çdo ditë. Tirana është në anën e duhur të historisë, sot në anën e Parisit ashtu si dje ishte në anën e një civilizimi që nuk duronte shtypjen dhe barbarinë. Sot do të kemi disa aktivitete në Tiranë, disa vizita tek familjet e dëshmorëve, disa konferenca përkujtimore për ti kujtuar një gjenerate të re që kombi ynë nuk ka ardhur nga hiçi.Nga një tjetër ceremoni ish presidenti Moisiu apeloi për shtimin e masave të sigurisë në vend.Alfred Moisiu: Ngjarjet e fundit si pasojë e sulmit terrorist në Paris që na tronditën thellësisht të gjithëve tregojnë nevojën për të rritur vigjilencën. Është e rëndësishme sot që krerët të tregojnë jo vetëm solidaritet, por të jemi syçelët për veten tonë.Në aktivitete e organizuara nga bashkia e Tiranë ranë sy mungesa e këshilltarëve të djathtë edhe pse kryetari Veliaj kishte apeluar për ti qëndruar larg politizimit për këtë cështje.