Rrëzimi i avionit, akt terrorist. Rusia jep 50 milione $ për çdo informacion
Kremlini ka pranuar për herë të parë se avioni rus u rrëzua si pasojë e shpërthimit të një bombe brenda tij në ishullin Sinai të Egjiptit.Duke e konsideruar zyrtarisht një akt terrorist, autoritetet ruse u zotuan se do të ndëshkojnë përgjegjësit dhe do të intensifikojnë sulmet ajrore kundër shtetit islamik në Siri.Deri sot Rusia kishte hedhur poshtë të gjitha deklaratat e vendeve perëndimore se përplasja e avionit më 31 tetor me 224 persona në bord ishte një akt terrorist, duke argumentuar se gjith☼ka do të zbardhet pas përfundimit të hetimeve.Por pas një takimi të orëve të vona të së hënës të Kremlinit, tre ditë pasi terroristët islamikë vranë 129 persona në Paris, Alexander Bortnikov, kreu i shërbimit të sigurisë FSB , gjatë një takimi të kryesuar nga presidenti Vladimir Putin tha se në disa pjesë të avionit dhe në sendet personale të pasagjerëve ishin gjetur gjurmë eksplozivi."Sipas një analize nga specialistët tanë, një bombë artizanale e përbërë nga rreth 1 kilogram lënë eksplozive ka shpërthyer në avion gjatë fluturimit, gjë e cila shpjegon edhe shpërndarjen e pjesëve të tij në një distancë shumë të gjerë. Pa asnjë mëdyshje, ne mendojmë se kemi të bëjmë me një akt terrorist.Presidenti Putin ndërkohë tha se aksidenti ishte një nga aktet më të përgjakshme në historinë moderne të Rusisë dhe në përgjigje urdhëroi forcat e ajrore të intensifikojnë sulmet ndaj shtetit islamik në SiriAgjencia ruse e lajmeve, Interfax raporton se Shërbimi Rus i Sigurisë ofron një shpërblim të lartë prej 50 milionë dollarësh për informacione që çojnë drejt kapjes së atyre që organizuan sulmin me bombë./Oranews.tv/