Skënder Bruçaj dënon sulmet në Paris: Islami është feja e paqes

 Nga Shkodra ndërsa mori pjesë në aktivitetin përkujtimor të 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së plumbit dhe rikthimit të lirisë së besimit, kreu i komunitetit mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, ka dënuar ashpër aktet e dhunës e terrorit në Paris dhe çdo vend tjetër të botës.Islami është feja e paqes dhe prandaj askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e njeriut shtoi Brucaj në fjalën e tij."Komuniteti Musliman i Shqipërisë i dënon bindshëm aktet e terrorit kudo që ndodhin, në Siri, Irak, Liban, Palestinë dhe së fundmi në Francë. Askush nuk ka të drejtë, në emër të çfarëdolloj ideologjie, të marrë jetën e një njeriu, që ia ka falur zoti. Mbi të gjitha askush nuk ka të drejtë që ta atashojë terrorin me fenë e paqes, fenë islame", tha Bruçaj.Edhe kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare, imzot Angelo Massafra i pranishëm në këtë aktivitet tha se tashmë do të duhet të punohet më fort dhe bashkëpunohet intensivisht nga të gjithë. Ai vlerësoi si një nga momentet më të shënuara nëntorin 1990, që shënoi rikthimit e praktimit të fesë." Ky jubile duhet të na shtyje të gjithëve ne, si udhëheqës, ashtu edhe besimtarë për të thelluar fenë tonë në familjet tona, për të përcjellë kudo mesazhe të forta dashurie, për të kryer interpretime të duhura të fesë;, tha Masaffra.Për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar mbi vuajtjet e kaluara nga kleri gjatë regjimit komunist dhe momentin e faljes së parë në 16 Nëntor 1990 në xhaminë e Plumbit në Shkoder. Komuniteteve fetare i është akorduar nga këshilli i qarkut edhe titulli i lartë "Nderi i qarkut"./Oranews.tv/