Kritika e Dumës: Partitë përcjellin në publik vetëm mesazhin e liderit
Partitë në Shqipëri përcjellin në publik vetëm mesazhin e liderit, duke nxjerrë në pah nevojën e përmirësimit të komunikimit politik.Ky është vlerësimi kritik, por njëherësh edhe këshilla e Grida Dumës e cila arrin në këtë përfundim pas një analize të komunikimit publik si pjesë e aktivitetit të saj politik dhe akademik.Grida Duma: Një nga sfidat më të mëdha që kemi ëhstë përsëritja e mesazhit të kryetarëve. Një kryetar partie deklaron një qëndrim politik dhe një nga sfidat e veçanta është që aktorët e tjerë të partive politike ripërsërisin ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën formë mesazhin që numri një i partisë politike ka dhënë. Nëse ky aktor nuk përçon, që është i gjithi homogjen i lidhur me liderin, atëherë menjëherë aktori brenda grupimit, brenda publikut do të përceptohet si një individ që nuk është brenda linjës.Ndërsa për Drejtorin e Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku, pavarësisht formave të komunikimit ende ka vështirësi në përçimin e mesazhit politik tek publiku.Arben Çejku: Vëmë re që ka një hendek midis mesazhit politik dhe publikut, pavarësisht se si sasi komunikimi politik është shtuar, mjetet që përcjellin komunikimin politik janë shtuar, vihet re se ka një hendek që pengon kalimin e mesazhit nga partia politike tek publiku, tek zgjedhësit.Seminari "Partitë politike dhe komunikimi publik" u organizua nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, me bashkëpunimin e Fondacionit Konrad Adenauer.