Vëllezërit apel Abdeslam të dorëzohet, Identifikohet zëri në videon e IS

Vijojnë aksionet për arrestimin  e personave që kanë lidhje me sulmet në Paris që shkaktuan 129 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.Ministri i Brendshëm në Francë, Bernard Cazeneuve, tha se të paktën 115 mijë forca policore dhe ushtarake janë mobilizuar për të ofruar siguri nëpër Francë.Vellezerit apel Salah te dorezohet Vëllezërit e njeriut më të kërkuar për sulmet në Paris, Salah Abdeslam përmes një interviste televizive bënë thirrje për t’u dorëzuar, informon AP.Policia beson se Mohammed Abdeslam nuk ka lidhje me sulmet e së premtes.Identifikohet zëri në videon e IS Ndërkohë zëri në videon e IS të shpërndarë ndërmjet internetit pas sulmeve është identifikuar si zëri i Fabien Clain, një qytetari francez nga Toulouse i cili ka qënë aktiv në skenën islame dhe ndodhet në Raqqa.Foto te reja të Salah AbdeslamVijojne kërkimet intensive për gjetjen e Salah Abdeslam, raporton Chris Morris i BBC. Ministri i Brendshëm Belg nxorri në qarkullim mbrëmjen e së hënës dy fotografi më shumë të njeriut të dyshuar si i mbijetuari i vetëm nga tre grupet e personave të armatosur dhe bombarduesve që sulmuan Parisin. Bastisjet e policisë në Bruksel ditën e djeshme nuk nxorrën asgjë në dritë, dhe një tjetër operacion i madh policor në qytetin francëz të Strasburgut përfundoi pa arrestime.[caption id="attachment_619028" align="alignnone" width="400"]CT-WPRlU8AA3noh Salah Abdeslam[/caption]Policia franceze vijon bastisjetMinistri i Brendshëm në Francë, Bernard Cazeneuve, tha këtë mëngjes se natën e së hënës kanë vazhduar kërkimet e bastitsjet në zona të ndryshme. Gjithsej janë kryer 128 aksione.Bastisjet u kryen si pjesë e gjëndjes së jashtëzakonshme, tha Cazeneuve pa dhënë detaje të tjera, edhe pse besohet se kërkimet nuk janë të lidhura vetëm me investigimet e sulmeve të së premtes.Të hënën, bastisjet nëpër Francë rezultuan me 23 arrestime dhe sekuestrimin e 31 armëve, si dhe një raketë-lëshues në Lion.Cazeneuve tha se të paktën 115 mijë forca policore dhe ushtarake janë mobilizuar për të ofruar siguri nëpër Francë.Kryeministri Valls: Do hapen 10 mijë vende pune në policiKryeministri francez, Manuel Valls tha se Franca do të kapërcejë objektivin e saj të defiçitit buxhetor në BR, për shkak të rritjes së shpenzimeve për sigurinë.“Objektivi i deficitit do të tejkalohet detyrimisht,” tha ai në një intervistë në radio, në mënyrë që të përmbushej zotimi i presidentit Hollande për të krijuar 10 mijë vende pune në polici dhe xhandarmëri, si dhe për rritjen e burimeve të shërbimeve të sigurisë.Ndërkohë presidenti francez njoftoi dje se do të kërkojë të ndryshojë kushtetutën franceze për ta bërë atë më të efektshme në kohë krize.Francois Hollande do të udhëtojë në Uashington dhe Moskë javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin Barack Obama dhe Vladimir Putinin, lajmëroi Valls.Franca thirrje BE-së për ndihmëMinistri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian ka bërë një kërkesë zyrtare për ndihmë nga partnerët e Bashkimit Europian.Kjo është hera parë që kërkohet ndihma reciproke në traktatin e Bashkimit Europian.“Në Bruksel, unë kërkova nenin 42.7” tha ai në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së.Traktati i Lisbonës i Bashkimit Europian thotë se në rastin e një “agresioni të armatosur”, vendet e BE-së e kanë për detyrë ndihmën dhe asistencën me të gjitha mjetet e fuqive të tyre”.Ajo pjesë e traktatit është kërkuar vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 në SHBA.Nje i arrestuar ne SerbiAutoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas me pasaportë siriane të ngjashme me atë të gjetur në trupin e një prej terroristëve të Parisit.Ndërkohë forcat franceze ndërmorën një aksion në veri-lindje të Strasburgut pasi dëshmitarë pretenduan se kishin parë personin më të kërkuar për sulmet në Paris Salah Adbdeslam. Por më pas rezultoi se nuk kishte qenë ai.Dy nga shtate te ndaluarit ne BelgjikeDy nga shtatë personat e ndaluar në Belgjikë ditën e djelë po mbahen nën akuzat e terrorizmit. Kështu kanë deklaruar prokurorët federalë belgë. Pesë të tjerët janë liruar, përfshirë mes tyre edhe vëllain e dy sulmuesve të dyshuar.Pas lirimit nga policia Belge midis pesë të tjerëve, Mohamed Abdeslam, i tha familjes së tij se nuk e di se ku ndodhet vëllai i tij, Salah, i dyshuari në arrati.Arrestohen 3 persona ne GjermaniAutoritetet gjermane kanë arrestuar një kërkues azili algjerian, për të cilin pohojnë se ka lidhje me ata që thanë në fillim të javës së kaluar se "bomba të reja do të vijnë në Paris".Policia gjermane ka thënë për mediat lokale se tre persona janë arrestuar në afërsi të qytetin perëndimor të Aachen në lidhje me sulmet në Paris.Në këtë qytet që ndodhet në kufi me Belgjikën, policia po këkron të dyshuarin Salah Abdeslam.Të dyshuarit për sulmin e Parisit deri tani:1-Omar Ismail Mostefai, 29, teatri BataclanTurqia lajmeroi Francen per MostefaiMostefai ishte sulmuesi i parë vetevrasës, i identifikuar nga autoritetet franceze nga gjurmët e gishtit. Një zyrtar turk i tha "The Guardian" se Turqia i kishte informuar dy herë autoritetet franceze rreth Mostefai por morri një kërkesë informacioni rreth tij vetëm pas sulmit në Paris.2- Samy Amimour, 28 vjeç, teatri BataclanI ndaluar në Tetor 2012 , i dyshuar për "lidhje me terroristët" dhe planifikim të mbërritjes në Jemen dhe qëndrimit për katër ditë. Ai shkoi në Siri në Shtator 2013, duke thyer fjalën e tij.3- Një person i tretë i paidentifikuar u qëllua nga forcat e sigurisë në Batclan4- Bilal Hadfi, 20 vjeç, Stadiumi "Stade de France"Francez por me banim në Neder-over-Hembeek, Belgjikë dhe u shndërrua në radikal shumë shpejt vitin e shkuar. Shkoi të luftonte në Siri dhe pastaj u kthye në Belgjike në fillim të këtij viti.5- "Ahmad Almohammad", 25, Stadiumi "Stade de France"Emri i 25 vjeçarit nga Idlibi u gjet në një pasaportë të falsifikuar siriane, pranë një prej trupave të sulmuesve në "Stade de France". Shenjat e gishtërinjve të një sulmuesi përkonin me ato të marra nga një njeri që kaloi përmes Greqisë në Tetor, por raportimet prej Serbisë thonë së një tjetër njeri është ndaluar atje me një pasaportë identike, duke sugjeruar që disa pasaporta të tilla mund të jenë në qarkullim.6- Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç, Comptoi VoltaireIbrahim, gjithashtu i njohur si Brahim Abdeslam, vdiq në kafenenë Comptoi Voltaire pas shpërthimit të brezit vetëvrasës. Sipas prokurorëve francezë,ai ishte shtetas francez që jetonte në rrethin e Molenbeek të Brukselit.Mbi 10 mije persona të radikalizuar në FrancëKryeministri Francez Manuel Valls tha se shërbimet inteligjente kanë identifikuar 10.500 njerëz që jetojnë në Francë, si të radikalizuar.Ai thotë gjithashtu për televizionet franceze se Parlamenti do të votojë të mërkurën për të zgjatur gjendjen e emergjencës shtetërore në deri tre muaj.Gjatë ditës së sotme pritet që Kryeministri të mbajë takime me Kryebashkiakë nga e gjithë Franca."Ne kemi një armik dhe ai është terrorizmi. Ne duhet ta luftojmë kudo që të ndodhet me armët e Francës/Oranews/tv/