Hapja e negociatave, Bregu: Nëse s’paracaktohet datë nga BE, rrugë pa fund

Majlinda Bregu:Është fakt që vendmarrja në Bashkimin Europian është një vendimarrje e cila ka ardhur duke u zbehur. Vlen kjo edhe për proçesin e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE.Por Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit të Integrimit vlerëson se sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris do ta zbehin akoma më shumë dëshirën për zgjerim brenda unionit.Majlinda Bregu: Prej ditës së premte unë jam e bindur që do të ketë më pak njerëz në Europë, më pak politikanë, sigurisht më pak qytetarë të thjeshtë të vendeve anëtare të cilët do të duan të dëgjojnë për zgjerim të mëtejshëm të BE.Ajo vlerëson se në këtë situatë, vëmendja duhet të kthehet tek stabiliteti e siguria dhe BE duhet të tregojë një qasje tjetër përballë vendeve të Ballkanit Perëndimor.Majlinda Bregu: Në rast se duhet të ketë një vemendje tjetër ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili sot është edhe më i rrezikuar sa vendet anëtare të BE, prej ditës së premte e domosdoshme është që vëmendja të kthehet tek stabiliteti dhe siguria.Nga studio e lajmeve e Ora News, Bregu mbrojti qëndrimin e saj se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet të kenë afate të përcaktuara në data, pasi e kundërta i bën vendet aspirante si Shqipëria të ecin në rrugë pa fund.Majlinda Bregu: Në rast se nuk ka një datë ne ecim në një rrugë pa fund dhe siç ndodh zakonisht dhe për shqiptarët e merr me shumë e shumë lehtësi proçesin. Kurse kushtëzimi me një datë përpara bën të mundur që të ketë një prezencë më të madhe, sepse do të ketë një llogaridhënie më të madhe.Bregu u shpreh mosbesuese se Shqipëria do ta arrijë këtë synim gjatë vitit 2016, pasi vlerëson se vendi nuk ka bërë progres të mjaftueshëm.