Noka: Ministër trafikant, Tahiri: Je nën nivelin e rojes së PD-së

Të gjithë valën e akuzave dhe fjalorin e ashpër që e kishte artikuluar nga foltorja e PD, opozita shfrytëzoi rastin tia përcillte sy më sy në Komisionin e Sigurisë,  ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte ftuar të fliste për kodin etik të Policisë së shtetit, në një kohë kur në komision vetëm për etikë nuk pati vend sot.Ky tension, detyroi ndërprerjen për disa minuta të mbledhjes, por nuk shërbeu per të kthyer  qetësinë mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe paraardhësit të tij, Flamur Noka Mes këtij debatit, u miratua shqyrtimimi i Kodit të Etikës së vitit 1998, për t’i hapur rrugë një kodi të ri, që sipas ministrit të Brendshëm, do të forcojë luftën ndaj korrupsionit të Policinë e Shtetit.Pjese nga debatiMinistri Tahiri: I nderuar deputet,unë e di mirë peshën e fjalëve, ndoshta më mirë sesa ju dhe nuk përdor fjalë kot më kot. Ju më fyet dhe preferoj të marr mbrapsht racionalen e asaj që thoni ju në rast se ka. Unë nuk thashë në asnjë moment që policia është injorante kështu që mos abuzoni me fjalët e mija. Unë thashë në Policinë e Shtetit trashëguam në vitin 2013 nivelin më të ulët arsimor krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit dhe me Bashkimin Evropian.Niveli i edukimit, i edukatës i arsimimit të punonjësve të policisë që ishte gjetur në vitin 2013 nuk i përgjigjet as nivelit të shoqërisë në Shqipëri e as nivelit mesatar arsimor në shoqëri dhe jo më nivelit të arsimit të punonjësve të policinë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.Qytetarët ankohen për sjelle të keqe të punonjësit të policisë, për sjellje korruptive të punonjësit të policisë, për zbusim nga punonjësi i policisë dhe po shpjegoj zotërisë çdo të thotë në shqip, analfabetizëm dhe injorancë do të thotë të mos kuptosh dhe të injorosh dijet.Flamur Noka: Në rast se ju nuk e keni problem t’ju fyhet dinjiteti, personaliteti pse gënjeni se para 10 minutash thatë  “polici injorante ” dhe sot ju ulni kokën kur ka debat, unë nuk mund ta pranoj në emër të opozitës dhe në emër të qytetarëve një fyerje të tillë për ata policë që punojnë natë e ditë për t’i shërbyer qeverisë dhe për ti’ dhënë siguri këtij vendi. Unë nuk mund të pranoj në emër të opozitës dhe qytetarëve që ky të ofendojë të gjithë trupën policore.Spartak Braho: Polici me nivel të ulët profesional, atë mendim e kam edhe unë. Tani do e lësh të flasë, të mbarojë ai?Ministri Tahiri: Besoj jeni dëshmitarë se sa shumë qytetarë ankohen për sjellje jo të duhur të punonjësve të policisë. Ju jeni dëshmitarë se sa qytetarë ankohen duke sjellë si pasojë edhe mosbesimin e qytetarëve te policia për shkak të sjelljes, mënyrës së të folurit, mënyrës së qëndrimit, performancës në detyrë, për shkak të korrupsionit.Unë nuk pajtohem me këtë. Zotëria mund të pajtohet dhe unë e shoh fare mirë pse pajtohet! Unë nuk pajtohem dhe nuk do pajtohem kurrë deri sa niveli i Policisë të jetë model sjelljeje korrekte, komunikimi me edukatë me qytetarët, mbajtja larg e praktikave korruptive dhe lufta pa asnjë kompromis e korrupsionit brenda radhëve të policisë.Zotëria është pajtuar, prandaj e kemi gjetur policinë kështu.Unë s’kam si mos të them që ka pasur punonjës policie edhe injorantë, kur roja i PD-së bëhej shef i FNSH-së!Nuk kam si mos them që ish-drejtori i Ujësjellësit bëhej drejtor policie në Lezhë! Këta janë injorantët që kanë qenë në polici! Pse kush ishin?Tani unë nuk dua të them që tëre  drejtorët ishin po njëlloj! Këtë unë nuk e them, sepse e respektoj zotërinë. Por ama që qytetarët kanë plot të drejtë të besojnë që policia duhet pastruar nga të korruptuarit, nga ata që nuk dinë të bëjnë detyrën, nga ata që kanë ardhur rastësisht në polici, nga ata që e quajnë policinë një punë sa për të bërë punë dhe jo një mision për qytetarët, unë nuk do resht ta bëj këtë punë.Unë nuk pajtohem siç pajtohet zotëria me llumin. Unë do luftoj deri në fund për ta pastruar policinë nga të korruptuarit, nga analfabetët, nga injorantët dhe nga ta që ishin të përfshirë në krim.Spartak Braho: Të lutem shumë Flamur, kjo nuk është pjesë e ligjit edhe s’kemi .....dil atje, dil.Flamur Noka: Dal unë ore, ej boll ti ore ....A e kupton ti ore, është fyerje shumë e rëndë! Ministër që vjen këtu ju kakaris ju është kapur në përgjime telefonike të bandave, më falni se nuk ju arrestova unë, por ju arrestuan shërbimet dhe vjen ju bën tangërllik ju....ça bëni ju. A ndjen përgjegjësi se çfarë duhet bërë, kaq pot pyes, e ndjen përgjegjësi?Spartak Braho: Të ndërpres që ç’ke me të, të ndërpres se ke që kur ke ardhur këtu do të prishësh mbledhjen. Mos bëj pyetje provokative se ministrin nuk e heq dot as ti as unë. Këtë e di ti? Lëre tani muhabet kot....Flamur Noka: Ti ministrin mbaje, ta gëzosh, qytetarët nuk ta njohin mo’, more vesh?!Spartak Braho: Mirë, dakord. Pyetje tjetër?Flamur Noka: Ti mbaroj içik pyetjet unë pastaj me radhë...Spartak Braho: Ke pyetje më?Flamur Noka: Ne këtë punë kemi s’kemi ardhur këtu për shfaqje orizi... Mirë, mirë ta tregoj unë ty. Ta tregoj unë se pilaf do hani. Z. ministër çfarë komenti mund të bëni për kapjen e makinës tuaj mbushur me  .... të trafikantëve të drogës dhe çfarë komentesh mund të bëni për faktin që ajo makinë është keqpërdorur nga ana juaj dhe e familjarëve tuaj? Makina e drogës në emër tuaj dhe në pronësi tuaj.Spartak Braho: Po sikur e ka sqaruar?Flamur Noka: Or ti zotëri a ka mundësi, ky pesë sqarime bën të pesta i bën ndryshe, lëre mor të qetë ti, mos e këshillo.Spartak Braho: Se këshilloj unë, s’është objekti im....Ore ka pyetje- përgjigje.Spartak Braho: Ti po bën diktim tani...Ministri Tahiri: z. Kryetar unë e dëgjoj tani akuzën që makina ime qenka kapur e mbushur me drogë. Të them të drejtën...Flamur Noka: Është kapur...janë kapur trafikantët me drogë dhe kanë përdorur makinën tënde. Kaq!Ministri Tahiri: Mund të flas? Të paktën pak etikë në këtë mbledhje. Në qoftë se pastaj nuk do të dëgjosh, gjej një mënyrë tjetër për të zënë kohën gjatë kohës që unë flas. Gjithsesi dua të them dy fjalë për këtë Komision të nderuar lidhur me thuajse konferencat e përditshme për shtyp të SHQUP-it në adresën time.Akuza më e fundit ishte që unë me vullnetin tim të lirë kam djegur Laboratorin sepse paskam dashur të djeg provat materiale për arrestimet që i ka bërë Policia e Shtetit, pra Policia e Shtetit i ka arrestuar, unë jam Ministër i Brendshëm dhe po unë dashkam të shkatërroj provat.Ndërkohë që Prokuroria ka një ekspertizë zyrtare, e cila është bërë publike ku thuhet se shkaku i zjarrit ishte aksidental. Unë nuk pres që opozita të kërkoj falje, për akuzat e pabaza që bëjnë ndaj meje, por të paktën të vëmë disa standarde për komunikimin publik.Unë nuk di nëse opozita mendon se duke më bërë mua trafikant, kriminel, bandit fiton ndonjë gjë. Por një gjë e di të sigurtë që qytetarët na gjykojnë dhe shohin punën e policisë, tani.Në qoftë se në vitin 2013 Guardia di Finanzia deklaronte se ishin mbjellë 5 herë më shumë drogë sesa në vitin 2015 dhe po sipas Guardia di Finanza në vitin 2013 shkatërroi 7% ndërsa sot 99%, kush i bie të jetë banditi unë apo ai atje?!Me logjikë unë nuk e them por di të them që rezultatet e Policisë së Shtetit flasin qartëFlamur Noka: Unë ta them, ta kam thënë edhe ta faktoj. Thuaje edhe ti se ti je trafikant, je bandit dhe unë ta kam faktuar dhe do të vazhdoj ta faktoj çdo ditë së bashku me opozitën...Ministri Tahiri: Dakord, ti s’ke lexuar një raport në jetën tënde do më faktosh mua tani. Po rri o zotëri më vjen keq... Je madje je nën nivelin e atij rojës së PD që ishte drejtori I FNSH-së, nën nivelin e atij je.Tahiri: Komisioni Europian konstatoi në 2013 se mungonin standardet e kontrollit të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqadministrimit në policinë e shtetit. Raporti I transparency international e gjente një ndër tre institucionet më të korruptuara në vend.Flamur Noka: Sill raportetTahiri: Është e domosdoshme që në policinë e shtetit të ketë standardNoka: Sill raportin. Ti përmbahet të vërtetës.Piro Lutaj: 5 minuta pushim ose ministri të flasëNoka: Si mund ti thotë policisë injorante. Ata policë që kanë qenë janë.Noka: Jepini ilaçe. S’mund ta  ofendojë ai policinë e shtetit. Ky palo trafikant të ofendojë policinë e shtetit. Palo trafikant  thotë polici injorante.Noka e quajti Tahirin ”gënjeshtar”. "Të 'qërohet' nga komisioni nëse gënjen"Në debat ka ndërhyrë dhe Stërkaj dhe Piro Lutaj të cilët i kanë kërkuar Brahos të ndërhyjë pasi Noka nuk po flet me etikë.Pas disa minutash mbledhja nisi sërish."Nuk thashë që policia është injorante. Thashë në 2013 trashëguam nivelin më të ulët arsimor të policisë" u shpreh Tahiri. Edhe Braho kreu i këtij komisioni e mbështeti: "Mendimin që policia ka nivel të ulet arsimor e kam dhe une"/Oranews.tv/tahiri logo komisioni i sigurise logo