Protestuesit gurë e gaz lotsjellës; edhe deputetët konfrontohen me policinë

Protesta, të plagosur, gaz lotjellës, përleshje, dhunë, akuza dhe kundërakuza. Kjo është ajo që ndodhi në Prishtinë gjatë mbajtjes së seancës parlamentare, e parashikuar për të miratuar buxhetin e shtetit për vitin 2016.Sipas skenarit të njohur tashmë, Vetëvendosje ka hedhur gaz lostjesllës në sallën e Kuvendit menjëherë sapo nisi seanca, gjë e cila detyroi maxhorancën të zhvendoset në një prej sallave të tjera të godinës parlamentare ku me 71 vota pro miratoi projektligjin për buxhetin 2016 të Kosovës.Opozita nuk u lejua të hyjë në sallën e improvizuar, gjë e cila ka irrituar jo vetëm deputetët, por edhe mbështetësit e tyre, duke tensionuar situatën jashtë ambienteve të Kuvendit.Për pasojë dy policë u plagosën rëndë pas hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të tyre, ndërkohë që sipas burimeve shëndetësore, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka pasur shqetësime serioze nga gazi lotsjellës.Aktivistët e Vetëvendosjes e pritën si hero ish-liderin Albin Kurtin, i cili tha se brenda ambienteve të kuvendit tentuan ta rrëmbejnë, por  opozita e bashkuar nuk e lejoi këtë.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se veprimet e opozitës janë  një akt kriminal për të cilët institucionet e Kosovës duhet të marrin masa.Po vihet në pikëpyetje shteti, tha Mustafa, duke shtuar se opozita po cënon jetën e deputetëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar.Veprime të çmendura dhe kriminale i ka quajtur edhe zëvendës.kryeministri Hashim Thaçi, duke deklaruar se toleranca ka kapërcyer vijën e kuqe.12071665-10156186674800335-1630387560-n 12243916-10156186673945335-1999566470-n 12248838-10156186674910335-608626856-n 

Protestuesit gur policia gaz lotsjellesProtestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë. Nga ana tjetër policia i është përgjigjur me gaz lotësjellës.Forcat e shtuara të policisë i kanë spostuar protestuesit drejt zonës së quajtur “te Qafa”, ku edhe ndodhet selia e Vetëvendosjes.• Polici Goditet me gur në kokëxh xcxfxcf xcc xvvbbbgaz-lotsjelles-protesta-2 gaz-protesta-3 policia-e-kosoves_5475 policia-protestuesit protesta-gazi xxxxxxccc xxx xxbbbbb