Disa guvernatorë refuzojnë futjen e refugjatëve sirianë në qytetet e tyre pas sulmeve në Paris
Disa guvernatorë në SHBA thonë se nuk do të pranojnë më asnjë refugjat nga Siria në shtetet e tyre, pas raportimeve të fundit se një nga autorët e sulmeve në Paris ka kaluar në Europë si emigrant.Të hënën, guvernatori i Teksas, Greg Abbott njoftoi se i kishte dërguar një letër presidentit Obama duke thënë se Teksasi nuk do të pranonte asnjë refugjat sirian në qytet.“As ju z.President dhe asnjë zyrtar tjetër nuk mund të na garantojë se refugjatët sirianë nuk janë pjesë e një aktiviteti terrorist,” shkroi Abbott. “Hapja e dyerve për ta i ekspozon qytetarët amerikanë ndaj një rreziku të papranueshëm”.Abbott iu bashkua një liste guvernatorësh të cilët thanë se nuk do të pranojnë asnjë refugjat sirian në qytetet e tyre.Të njëjtën gjë deklaroi edhe Guvernantja e Arkansas, Asa Hutchinson: “Si guvernatore do të ndaloj hyrjen e refugjatëve sirianë në Arkansas.