Opozita hedh sërish gaz lotsjellës, Mustafa: Akt kriminal, po sulmohet shteti

"Akt kriminal" e quajti kryeministri Isa Mustafa sulmin me gazlotsjellës në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe kërkoi vendosjen para ligjit të autorëve."Shpreh papajtueshmërinë time të plotë me sjelljen e opozitës në seancën e sotme. Ky është akt kriminal që institucionet duhet të marrin masa. Është e papranueshme një tolerim i tillë i sjelljes në kuvendin e Kosovës. Ata që sulojmë dhe hodhën gaz losjellës duhet të përgjigjen para ligjit. Kërkoj që të merren masa. Nuk duhet të lejojmë këtë. Në këtë mënyrë po sulmohet shteti"Opozita në Kosovë bllokoi sërish paraditen e sotme punimet e Kuvendit, duke hedhur gaz lotsjellës në sallë.Njëri nga deputetët e opozitës ka hedhur spraj dhe gaz në drejtim të forcave të sigurisë gjë që ka çuar në bllokimin e Seancës.Krerët e mazhorancës dhe deputetët e saj u mblodhën në një tjetër sallë të Kuvendit dhe kryeminsitri Isa Mustafa apeloi që autoritetet e drejtësisë të ndërhyjnë në mënyrë që skena të tilla të mos përsëriten më.Mustafa kërkoi zbatimin e ligjit dhe të gjithë sanksioneve kundër deputetëve të Opozitës. në këtë mënyrë po sulmohet shteti tha kreu i LDK, ndaj duhet të veprojë ligji që parlamenti të vijojë punën për të cilën është ngarkuarDo diskutohej pr/buxheti 2016Seanca e sotme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës  ishte me të vetmen pikë, miratimin e Projekt-ligjit për Buxhetin e vitit 2016. Por ajo u ndërpre ende pa i filluar punimet pasi që deputetët opozitar nuk kanë lejuar zhvillimin e saj.senaca tensioni nentor4senaca tensioni nentor5senaca tensioni nentor6senaca tensioni nentor7senaca tensioni nentor8xxl_kuvend1447748929kosov