Obama: Fokusi ynë shkatërrimi i IS, por problemet ne Lindjen e Mesme do të vijojnë

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se është i fokusuar në dobësimin e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, por pranoi se problemet me grupin militant në Lindjen e Mesme do të vijojnë deri në stabilizimin e situatës.Gjatë një interviste për rrjetin ABC News,e cila do të transmetohet e plotë të dielën, Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se dobësimi dhe kufizimi i aftësisë ushtarake të Shtetit Islamik do të bëhet duke ndërprerë linjat e furnizimit të tyre me armë dhe financimin e tyre.Obama tha se grupi militant nuk po forcohet më dhe se ka humbur shumë terren në Irak, por gjithsesi, presidenti amerikan tha se ektremistët janë në kërcënim global."Ajo që ne nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë, është kapitullimi i komandave dhe strukturave të tyre, tha ai në një pjesë të intervistës të transmetuar në programin Good Morning America" .Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për më shumë mbështetje nga partnerët sunitë në mënyrë që të oranizohet një ofensivë efektive në Irak."Sa kohë nuk zgjidhet situata politike në Siri dhe sa kohë Presidenti sirian Bashar Al Asad nuk largohet, i gjithë rajoni do të vuajë nga lufta mes sunitëve dhe shiitëve, pra do të vijojmë të kemi problem " tha Obama, duke shtuar se që Siria nuk do të jetë një vend perfekt për një kohë të gjatë. Presidenti Obama është përballur me kritika nga republikanët mbi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë ndërhyrjen në luftën civile siriane. /Oranews.tv/