Arrestohet i kërkuari Fation Bono, pjestar i grupit kriminal të Gjin Nikës
Arrestohet një nga anëtarët e grupit kriminal të Gjin Nikës, i cili mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e 2 prillit 2014 pranë Urës së Tapizës në Fushë Krujë.Efektivë të Forcës së Posaçme “ Shqiponja”, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Fation Bono, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.Ndalimi i tij u bë në Unazën e Re, pranë një lokali.Policia thotë se i arrestuari është një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi dyshohet për vepra të rënda penale si “Plagosje e rëndë me dashje”, "Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.Bashkë me shtetasin në kërkim Fation Bono, nga ana e Forcës “Shqiponja” u bë dhe shoqërimi në i dy shtetasve të tjerë që e shoqëronin, N. A, 43 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë dhe Ç. K, 43 vjeç, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë.Policia bëri dhe bllokimin e një automjeti i markës “Toyota” me targa AA216NL.Policia e Tiranës po merret me veprime proceduriale të metejshme lidhur me këta shtetas.[caption id="attachment_617111" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Te arrestuarit duke u shoqeruar per ne rajonin e policise[/caption]