Kryemurgu në Itali “kokainë, ekstazi dhe jetë luksoze” me paratë e taksapaguesve
Vijojnë skandalet e kishës dhe jetës aspak religjoze të priftërinjve. I fundit ka lidhje me ish- kryemurgun e komunës Montecassino, pak kilometër larg Romës në Itali, të cilit iu sekuestruan 500 mijë euro pak ditë më parë, pas hetimeve për jetë luksoze dhe udhëtime të shumta nëpër botë.Sipas hetuesve, Pietro Vitorelli vetëm në një muaj kishte shpenzuar 34 mijë euro, prej të cilave 600 euro për një darkë.Në gusht të 2013, Monsignor Vittorelli kishte shpenzuar gjatë një udhëtimi në Rio de Janero 23 mijë e 90 euro dhe vetëm pak kohë më pas 7 mijë euro në Londër, duke frekuentuar të gjitha ambiente luksoze londineze.Në 2008 ai kishte shpenzuar 141 mijë euro, në 2013 45 mijë euro në total.Por prifti këto shuma të mëdha parash nuk i ka shpenzuar vetëm për ushqim të klasit të parë apo hotele me 5 yje, por edhe për aktivitetet aspak fetare, ose thënë ndryshe të shthurura.Në listën e shpenzimeve ishin edhe 1100 euro të konsumuara në një parfumeri.Të gjitha paratë, Vitorelli i ka përvetësuar nga dhurimet dhe donacionet që bëheshin në kishë dhe që si qëllim kanë ndihmën e shtresave në nevojë.Ashtu siç ka ndodhur në raste të ngjashme, kisha e arkivoi rastin e tij, pasi u zbulua vetëm dy vjet pasi u emërua kryemurg se ishte përdorues droge.Në 2013 i kërkoi Papa Françeskut dorëheqjen dhe para largimit ai boshatisi të gjithë arkën e Kuvendit që drejtonte.