Kapen në port 130 kg kanabis ishin fshehur në serbatorin e trajlerit
Një sasi prej 130 kg kanabis është sekuestruar në portin e Durrësit. Droga ishte e fshehur në serbatorin e kamionut dhe të një trajleri.Policia arrestoi Besnik Goxho 49 vjeç, banues në Gjirokastër.“Më datë 12.11.2015, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip kamion me targa AA 525 CV dhe trajler me targa ACR 185, i'u gjet dhe i'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej: 109 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë 130 kg bashkë me amballazhin” informon policia e Durrësit.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.[caption id="attachment_616366" align="alignnone" width="640"]
Droga e gjetur ne serbatorin e trajlerit ne portin e Durresit[/caption][caption id="attachment_616365" align="alignnone" width="637"]
Serbatori i trajlerit ku eshte fshehur droga (majtas), trajleri (djathtas)[/caption][caption id="attachment_616364" align="alignnone" width="642"]
Serbatori i trajlerit ku ishte fshehur droga[/caption]