Dorëhiqet drejtori i spitalit Mirditë, kundër shkurtimeve të punonjësve

Drejtori i Spitalit të Mirditës, Pjetër Ndoj ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se është kundër reformave që po ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë në spitalin e Rrëshenit për të shkurtuar në mënyrë drastike numrin e punonjësve.Pjetër Ndoj: Sigurisht që kjo është bërë shkak, sepse unë jam një mjek me një eksperiencë 30 vjecare, kam punuar me këtë personel gjatë gjithë kësaj kohe, kemi dhënë ndihmë mjekësore. Mund të ketë personel që preken me një eksperiencë 25 vjecare. Edhe unë gjendem përballë një fakti që edhe institucioni im që është i vetmi këtu në Mirditë me 150 punonjës tju bëj një dhuratë të tillë prej 30 personash.Përsoneli i mesëm në spitalin e Mirdites i mbështetur edhe nga mjeket ka ndërprerë punen ditën e djeshme për rreth 1 orë në shenjë proteste ndaj reformes së Ministrise së Shëndetsise që parashikon shkurtime drastike të punonjësve.Sipas tyre kjo reforme e pastudiuar dhe e pakonsultuar do të prekë shërbimin ndaj pacientëve, ndërsa do të ndikojë edhe në largimin e mëtejshem të banorëve duke mos gjetur më asnjë shërbim për ta. Sipas bluzave të bardha që preken nga kjo reforme më një të rënë të lapsit hidhen në rruge punonjes me eksperience të gjatë në punë.Mjeke që do të jenë të detyruar të bëjnë edhe rolin e infermieres apo sanitares, kështu e vlersojnë këtë reforme të nisur mjeket në Spitalin e Mirdites, ndërsa pacentet thonë se më këto shkurtime drastike do të thotë mungesë shërbimesh për ta.