Grabitën me dhunë dhe vranë një shtetase në Ulqin, arrestohen 3 të rinj nga Kruja

Zbardhet një ngjarje e rëndë e ndodhur në Malin e Zi. Tre të rinj nga Kruja kanë rënë në prangat e policisë për vrasjen e një shtetase në Ulqin, ndërsa e kanë grabitur.Kapja e tyre erdhi “si rezultat i një pune investiguese dhe hetimore të kryer nga ana e Sektorit Për Krimet Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ».Të arrestuarit janë:-A. P. 16 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë,-Adrijan Pjetri, 27 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë,-A. P. 17 vjeç, banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë.Ndalimi i këtyre shtetasve u krye në funksion të proçedimit penal nr.2011, viti 2015, procedim penal i rregjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër mbi bazën e materialeve të ardhura nga shteti Mali i Zi.Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur me datë 14.09.2015 në Ulqin të Malit të Zi, ku tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasoje vdekjen e shtetases S. B.Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësine e provës materiale :- një kompjuter/tablet i markës Acer,- një telefon celular model Galaxy S2,- një orë dore,- dy unaza floriri,- nje sasi parash euro, sende që i përkisnin viktimës.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprën penale «Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen».