Dy sulme kamikaze në Beirut, Hezbollah zotohet të luftojë terrorizmin

Të paktën 43 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e dy  sulmeve kamikaze që  goditen një zonë në jug të Beirutit, e cila njihet si një nga bazat e grupit militant Hezbollah.Shpërthimet ishin pothuajse në të njëjtën kohë dhe goditën një qëndër te komunitetit shiit dhe një furrë buke. Ministri i brendshëm i Libanit Nuhad Macnuk konfirmoi  se edhe  një person  i tretë ishte i pajisur me eksploziv, por  mbeti i vrarë nga njëri prej shpërthimeve. Ndihma mjekësore ishte e menjëhershme për të asistuar të lënduarit.Megjithatë pavarësisht dy sulmeve kamikaze, Hezbollah eshte i vendosur të luftojë terrorizmin. Një nga zyrtarët e këtij grupacioni Hussein El-Khalil u shpreh se lufta ndaj terrorizmit mbetet prioritare" Kjo nuk ëshët një betejë… është një luftë e vërtetë. A janë këto sulme vepër e shtetit islamik? Ekziston edhe kjo hipotezë, por ende nuk kemi infromacione ne lidhje me këtë, megjithatë e sigurt që ata janë të aftë të bëjnë diçka të tillë "Këto ishin sulmet e para ndaj Hezbollahut pas më shumë se një viti. Hezbollahu ka dërguar së fundmi trupa ushtarake në Siri për të mbështetur presidentin Bashar Al-Assad._86660606_86660603 _86660601_0cac1f43-09a1-4b51-bef1-ba244a411803