Tregtarët në protestë para kryeministrisë. Ligji i gjobave në "Kushtetuese"
Biznesi i vogël dhe i mesëm preferoi të ndalë punën për disa orë dhe ti kërkojë kryeministrit Rama të anullojë masat e ashpra shtrënguese deri në burg për ta. Me dhjetëra tregtarë i kërkuan kreut të Qeverisë të anullojë ligjin që ka hyrë në fuqi dhe që ata vetë e kanë çuar në kushtetuese për ankimim.Tregtarët e vegjël dhe të mesëm kanë preferuar të ulin qepenat e bizneseve të tyre për të qëndruar për gati një orë para Kryeministrisë në një protestë kundër ashpërsimit të masave që parashikojnë burg për ata që kapen me shkelje.Të revoltuar dhe me pankarta në duar "Nuk jemi dakord", ata kanë kërkuar që ligji që parashikon gjoba të rishikohet ose të anulohet. Ligji që ka hyrë nga e enjta në fuqi është dërguar tashmë në Gjykatën Kushtetuese për ankimim.Nikollaq Neranxi: Si Shoqatë e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe tregut të Shqipërisë ne e çuam në Gjykatë Kushtetuese dhe kemi për ta fituar.Vetë tregtarët shprehen se tatimorët ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme edhe pse ata gjenden pa shkelje në kontrollet e mëparshme, ndërsa gjobat kapin shifrat e disa miliona lekëve.Tregtari: Të gjithë bizneset duan të paguajnë, por brenda mundësive që kanë për të paguar. Se nuk mund të paguash për aq sa nuk ke mundësi.Tregtari: Çfarë ndryshimi ka ai që shet drogë me ne që shesim bukë, ullinj, djathë, rroba? Çfarë ndryshimi ka? Burg për ta, burg për ne. 1.5 milion njëherë, njëherë 500. Ti gjejnë ata. Edhe 5 milion dhe pastaj të vi këtu të ha bukë me familjen time, të më japë xhaxhi Rama mua bukë.Por kryeministri Rama i cili preferoi të kalonte aty pranë për të mbërritur në kohë në takimin me aleatin e tij Ilir Meta preferoi që përgjigjen për tregtarët ta japë pas takimit, që gjithësesi nuk është një zgjidhje për ta.Rama: Mos u përdorni, mos u abuzoni dhe mos lejoni që gënjeshtarë dhe mashtrues ordinerë t’ju përdorin duke ju thënë se po ju vjen një e keqe e madhe nga ligji për procedurat tatimore.Organizatorët dhe tregtarët paralajmëruan protesta në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ndërsa në 27 nëntor një tjetër protestë e madhe do të organizohet sërish para selisë së Kryeministrisë.Bizneset e vogla shpesh herë kanë denoncuar abuzimet që sipas tyre grupet e tatimorëve po bëjnë me ta, duke i detyruar të shkojnë drejt falimentit. Tregtarët paralajmërojnë në datën 27 nëntor protesta në çdo qytetNjëkohësisht me zhvillimin e protestës në Tiranë, po mbahej edhe një protestë në Korçë dhe në Fier. Ndërsa tregtarët paralajmëruan një protestë në të gjithë qytetet e Shqipërisë në datën 27 nëntor."Që nga nesër do ftojmë çdo qytetet të Shqipërisë, organizojmë protesta në çdo qytet në datën 27. Orarin do ta vendosim bashkarisht. E gjithë Shqipëria të jetë këtu që ti thotë jo këtij ligji."Sipërmarrësi i huaj: Vendosja e gjobave e vështirë për neKundër ligjit të ri të gjobave janë shprehur edhe sipërmarrësit e huaj. Një tregtar nga Belgjika në Tiran dhe se kjo është shumë e vështirë."Është me vërtet e vështirë të paguajmë gjoba. Sipas ligjit të ri është shumë e vështirë për ne. Nuk jemi pjesë e Europës, jemi ende në Shqipëri dhe duhet të ndryshojmë dalëngadalë dhe jo menjëherë", u shpreh një sipërmarrës i huaj në Tiranë.Tregtarët: Protestat do të shtrihen në të gjithë ShqipërinëNdërsa tregtarët thanë se nuk janë dakord më këtë ligj dhe se protesta e tyre do të zgjerohet edhe më shumë në të gjithë Shqipërinë."Jemi këtu për t'i tregojmë kryeministrit të drejtat tona dhe që me ligjin që ka nxjerrë nuk jemi dakord. I kërkojmë kryeministrit të mos shohim më inspektorë tatimesh në dyqane. Ne i kërkojmë sic veproi me gazetarët të bëjë edhe me ne. Janë vendosur gjoba, janë sekuestruar mallet. Duhet të hiqet ligji", shrehet një tregtar."Nuk ka vend në botë që ta trajtojë biznesin si kriminelë, nuk ka vend në botë që ta trajotjë biznesin si të keqen e vendit. Biznesi është pjesa më e shëndoshë e shoqërisë, sepse jemi të lirë. Kjo nuk është vetëm luftë ndaj biznesit, por edhe luftë ndaj njerëzve të lirë. Është luftë ndaj njerëzve që bukën e gojes e nxjerrin me djersë. këta duan të heqin qafë biznesin e vogël, sepse duan që nga importi deri tek shitja me pakica ta kontrollojnë vetë. Këta duan që në vend të tregut të medresës duan të autlet që të ketë vetëm një pronar që ai ti shisë të gjithë. Këta duan që tregtina ta kontrollojnë vetëm 10-20 veta. Ne nuk jemi dakord. Prandaj beteja jona do të vazhdojë. Kjo është protesta më e vogël. Portesta më të mëdha do të ketë. Do të shkojmë në cdo qytet dhe do të kethemi për ti thënë qeverisë që të tërhiqet. Kjo nuk është një protestë politike. Na intereson buka e fëmijëve tanë", tha njëPër mbarë vajtjen e protestës, policia ka bllokuar bulevardin nga Piramida deri tek kryeministria.
Konfindustria kunder gjobave per biznesinNdërkohë Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku del kundër masave me agumenton se do shtojnë korrupsionin. Reagimet vijnë pas hyrjes në fuqi të Ligjit që parashikon dhjetëfishimin e gjobave për biznesin.Ai e vlerëson të panevojshme forcimin e gjobave dhe kërkon rishikim të tyre.Ndërkohë diten e hene bizneset tek Medreseja dhe ata të tregut çam protestuan për rreth një orë kundër gjobave që sipas tyre janë arbitrare dhe të papërballueshme.