Kryeministri spanjoll apelon në Kushtetuese kërkesën e pavarësisë së Katalonjës
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoi, deklaroi se qeveria e tij ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila kërkon zhvlerësimin e kërkesës së Asamblesë së Katalonjës për të nisur proçesin e pavarësisë së rajonit.Parlamenti i Katalonjës kaloi të hënën një rezolutë që bën thirrje për shkëputje nga Spanja, me qëllim formimin e Republikës brenda 18 muajve dhe nisjen e proçesit të krijimit të insitucioneve shtetërore të tilla si zyra e taksave etj."Ata po përpiqen të shkatërrojnë gjithçka. Qëllimi i tyre është zhdukja e unitetitit të popullit që ka një histori mbi 5 shekullore dhe minimi i sovranitetit kombëtar”, thaKryeministri spanjoll në konferencë për shtyp pas një takimi të jashtëzakonshëm me kabinetin e tij.Rahoi shtoi se rajoni verilindor nuk do të lejohet të ndahet nga Spanja dhe do të jëtë pikërisht ai që do ta ndalojë një gjë të tillë. Sipas tij, qëllimi i krerëve të Katalonjës është dhënia fund e demokracisë e sudimit të ligjit.Kushtetuta e Spanjës nuk lejon shkëputjen e asnjë rajoni në vend dhe nësë Gjykata Kushtetuese miraton shqyrtimin e apelit të qeverisë, rezoluta e Asamblesë së Katalonjës do të pezullohet për disa muaj.Nëse liderët e Katalonjës vijojnë planet e tyre të pavarësisë në këto rrethana, me shumë gjasa marrëdhenia mes Barcelonës dhe Madridit do të tensionohet.Kjo ide përforcohet pas deklaratës së bërë nga kryeminitri i Spanjës, Mariano Rahoi, se do të marrë masa të ashpra nese nevojitet, kundër parlamentarëve të Katalonjës, por edhe nga fakti se këta të fundit nuk duket se kanë në plan të tërhiqen nga nisma e tyre për pavarësi.