Klandestinët e bllokuar në Maqedoni dhe Serbi, 8 mijë persona kaluan kufirin grek
Mijëra emigrantë mbërritën në Maqedoni nëpërmjet Greqisë, pas grevës së tragetëve që nuk i lejoi të udhëtonin për 4 ditë.Të paktën 8 mijë persona kaluan kufirin grek për në Maqedoni si pjesë e itinerarit të tyre drejt veriut dhe perëndimit të Europës.Policia kufitare maqedonase nuk ka lejuar të kalojnë më shumë se 50 persona njëherësh, ç'ka ka krijuar radhë në zonën afër Gjevgjelisë, ndërkohë pritet që numri i emigrantëve të rritet.Ndërkohë që një numër i madh emigrantësh, të cilët mbërritën dy ditë më parë në Serbi përmes Maqedonisë janë bllokuar në Preshevë, pasi fluksi i madh i emigrantëve ka bërë që të ketë vështirësi në regjistrimin e tyre duke shkatuar vonesa të shumta.Kordinatorja e Kombeve të Bashkuara, Seda Kuzuçu, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me shëndetin e emigrantëve në prag të stinës së dimrit."Nëse fluksi vijon të jetë i tillë, atëherë do të kemi shumë probleme në në dimër. Duke parë që 50% e të ardhurve janë fëmijë, do të duhet një asistencë e madhe mjekësore në periudhën e reshjeve dhe deborës".Agjencia kufitare “Frontex” deklaroi të martën se rreth 1.2 milion emigrant kanë hyrë në Bashkimin Europian 10 muajt e fundit, 4 herë më shumë se në vitin 2014.