Vendimi i Kushtetueses, Vetëvendosja: Protestat tona nuk do të ndalen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 21:03
Opozita në Kosovë mbetet e vendosur për të mos bërë hapa pas, përkundër vendimit të Kushtetueses për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes me Serbinë për Asosacionin e komunave serbe.Në një prononcim për Ora News, sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, u shpreh se opozita do të vijojë bllokimin e Kuvendit.Molliqaj: "Ne do vazhdojmë të kemi protesta brenda Kuvendit të Kosovës. Do të vazhdojmë aksionet simbolike ndaj përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës. Gjatë muajit nëntor do të jetë edhe protesta e parë e opozitës së bashkuar. Do të ftojmë për herë të parë qytetarët që të kenë një protestë masive, madhështore . Ne nuk lejojmë që shteti i Kosovës të bëhet një shtet jofunksional , një shtet i kushtëzuar nga Serbia."