“Naço”, nisja e një vale ndryshimesh në Qeveri? Meta: S'mund ta them këtë

Ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e Nasip Naços si Ministër Drejtësie nuk dihet nëse do të pasohet nga të tjera lëvizje.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha se zoti. Naço i hapi rrugë ndryshimit dhe impulseve të reja, por pa specifikuar nëse do ketë ndryshime të tjera në qeveri.Meta: Nuk mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falenderoj edhe njëherë zotin. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do ti shërbejë impulseve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi,jo vetëm sa i takon rritjes së transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit por dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë plan jam i bindur se është një lëvizje mjaft pozitive.Duke folur për reformën në drejtësi, Meta shprehu bindjen se me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, do përshpejtohet dhe proçesi për përmbylljen e saj.Meta: “Do bëjmë gjithçka për të ecur në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proçes. Dhe pa asnjë diskutim pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reformë në parlament”.Deklaratat Meta i bëri pas mori në dorëzim progresraportin nga Ambasadorja e BE, Vlahutin."Nuk mund ta them këtë, por pa diskutim që ky ndryshim, për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi. Jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe në këtë plan absolutisht jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive".unnamed (1)