Ylli Manjani zyrtarisht Ministër i Drejtësisë, dekretohet nga Presidenti Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekreton shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço si dhe emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë,Ylli Manjani.Dekreti që hyn në fuqi menjëherë, vjen një ditë pas dorëheqjes së zotit. Naço si Ministër i Drejtësisë.Ky i fundit e argumentoi dorëheqjen e tij me nevojën për një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mes aktirëve për reformën në drejtësi.Ndërkohë Ylli Manjani, tani zyrtarisht Ministri i ri i Drejtësisë, në një intervistë dje për Ora News, shprehu vendosmërinë për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit në drejtësi.“Korrupsioni është pengesë e madhe duhet ta pranojmë. Jam mandatuar nga LSI dhe nuk po ju them ndonjë sekret, por jam mandatuar specifikisht për të qenë pjesë e një lufte, e një beteje antikorrupsion në çdo nivel”.Për reformën në drejtësi, ai tha se duhet edhe konsensusi i opozitës dhe çdo partie tjetër parlamentare.“I jam mirënjohës LSI në radhë të parë e cila më propozon mua. Ne e kemi provuar dhe vendimarrjet uliraterale në këto 20 vite në kuptimin që njëri krah ka marrë vendimet që ka dashur, krahu tjetër merr prap vendime që do dhe kur vjen puna asgjë nuk bëhet e përbashkët, kurse ato që bëhen të përbashkëta janë shumë pak dhe po themi me jo pak defekte”.