Tiranë, ish-i përndjekuri, Xhemal Zhuri, kërcënon sërish me hedhje nga vinçi

Ish-i përndjekuri politik, Xhemal Zhuri, i është rikthyer sërish kërcënimeve me hedhje nga vinçi.Mbrëmjen e sotme, 56 vjeçari u ngjit në një vinç në një pallat shumëkatësh në ndërtim pranë Gjykatës së Lartë dhe kërcënoi se do të hidhet.Shërbimet policore mbërritën menjëherë në vendngjarje. Qarkullimi i makinave dhe këmbësorëve në këtë rrugë u bllokua, ndërsa blutë rrethuan zonën dhe policia vendosën perimetrin e sigurisë.Pas rreth 60 minutash, negociatorët e policisë arritën të bindin Zhurin të zbresë nga vinçi.Paraprakisht mësohet se shkak i këtij veprimi të Zhurit ka qenë mosmarrja e kësteve të dëmshpërblimit nga shteti.Në shkurt të 2012, Zhuri do të përsëriste të njëjtin skenar. Kur efektivët e policisë së kryeqytetit e morën për ta pyetur se pse e kishte kryer një veprim të tillë ai iu përgjigj atyre shkurt.“Hipa se këtu po ndërton pallatin një komunist. Pse ta ndërtojë ky komunisti pallatin këtu” .[caption id="attachment_614837" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Personi duke zbritur nga vinci Ne foto: Personi duke zbritur nga vinci[/caption][caption id="attachment_614836" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhet personi ne vinc Ne foto: Vendi ku ndodhet personi ne vinc[/caption][caption id="attachment_614811" align="alignnone" width="640"]tenton te hidhet nga vinci3 Personi që ka hipur mbi vinç[/caption][caption id="attachment_614812" align="alignnone" width="640"]tenton te hidhet nga vinci2 Personi që ka hipur mbi vinç[/caption][caption id="attachment_614813" align="alignnone" width="640"]tenton te hidhet nga vinci1 Personi që ka hipur mbi vinç[/caption]